Bahtiri i bindur: Faton Peci do ta fitojë Mitrovicën e Jugut pa balotazh

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, në Tëvë1, ka folur rreth zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ku kandidati i Vetëvendosjes është Faton Peci. Bahtiri është shprehur i bindur se Peci do ta fitojë garën në raundin e parë pa balotazh. “Sigurisht që po, asnjë dilemë. Zoti Peci do të fitojë…

Lajme

20/08/2025 08:51

Ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut dhe deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, në Tëvë1, ka folur rreth zgjedhjeve lokale në këtë komunë, ku kandidati i Vetëvendosjes është Faton Peci.

Bahtiri është shprehur i bindur se Peci do ta fitojë garën në raundin e parë pa balotazh.
“Sigurisht që po, asnjë dilemë. Zoti Peci do të fitojë në rundin e parë pa ballotazh me 60% dhe unë do ta ndihmoj që ta fitojë këtë mandat”, tha Bahtiri.

Ai shtoi se ka arsye për ta përkrahur kandidatin e LVV-së, duke përmendur se qytetarët e Mitrovicës kanë reflektuar për zgjedhjet e kaluara.

“Qytetarët e kanë parë që kanë gabuar një herë kur nuk më votuan mua, edhe më kanë kërkuar shumë herë. Unë nuk kam kandiduar, por do ta ndihmoj z. Peci”, theksoi ai.

Duke folur për garën politike, Bahtiri u shpreh se opozita nuk do të ketë më hapësirë në Mitrovicën e Jugut.

“Do të shihni fitoren bindëse në Mitrovicë dhe ju nuk do ta shihni PDK-në më kurrë në këtë qytet”, deklaroi Bahtiri.