Bahtiri flet për urën e re mbi Ibër, por s’tregon nëse do propozohet sot për kryekuvendar

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka folur në lidhje me hapjen e urës së re mbi lumin Ibër, e cila u hap sot për qarkullim. Bahtiri uroi qytetarët, duke thënë se po ndjehet tepër i lumtur. “Urime qytetarëve të Mitrovicës, por edhe Kosovës.Është kënaqësi e veçantë se sot e…

Lajme

26/08/2025 10:28

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Agim Bahtiri ka folur në lidhje me hapjen e urës së re mbi lumin Ibër, e cila u hap sot për qarkullim.

Bahtiri uroi qytetarët, duke thënë se po ndjehet tepër i lumtur.

“Urime qytetarëve të Mitrovicës, por edhe Kosovës.Është kënaqësi e veçantë se sot e kemi urën e hapur, është e lirë për gjithë qytetarët që lidh dy brigjet e lumit Ibër.Jam tepër i lumtur dhe urime për të gjithë qytetarët”,deklaroi ai.

Bahtiri është pyetur nëse ka ndonjë urim edhe për Kuvend.

“Sigurisht edhe për Kuvend”,shtoi ai.

Agim Bahtiri është pyetur nga gazetarët nëse ai do të jetë sot i propozuar i VV-së për kryekuvendar, por zgjodhi të mos komentojë asgjë./Lajmi.net/