Bahtiri: E pres dorën e nuk e votoj Listën Serbe, Rashiq do të zgjedhet sot sepse janë vetëdijesuar edhe deputetët e tjerë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është shprehur i bindur se Nenad Rashiq do të zgjedhet nënkryetar nga radhët e komunitetit serb. Ai u shpreh i bindur se Rashiq sot do të votohet edhe nga partitë e tjera, derisa tha se s’ka votë për Listën Serbe. “Sigurisht se Rashiqi do të zgjedhet, kam deklaruar dhe…

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri është shprehur i bindur se Nenad Rashiq do të zgjedhet nënkryetar nga radhët e komunitetit serb.
Ai u shpreh i bindur se Rashiq sot do të votohet edhe nga partitë e tjera, derisa tha se s’ka votë për Listën Serbe.
“Sigurisht se Rashiqi do të zgjedhet, kam deklaruar dhe deklaroi përsëri se e pres dorën dhe nuk e votoj Listën Serbe.Kështu e kanë mendimin edhe kolegët e mi të Lëvizjes Vetëvendosje.Kjo është e bazuar me problemet që i kanë bërë në veri dhe janë të kyçur direkt në atë pjesë”,tha Bahtiri, shkruan lajmi.net.
“Nuk votoj njerëz që kokën e kanë në Beograd, e trupin në Prishtinë. Jemi kanë në rregull edhe më parë, por fatkeqësisht disa nga partitë e tjera nuk na ndihmuan të zgjedhja e Rashiqit. Tash është e qartë se edhe gjërat kanë votuar për momentin e do të shihni. Kanë ndryshuar, janë vetëdijesuar”,shtoi ai./Lajmi.net/