Baerbock për CEFTA-n: Vendet e Ballkanit Perëndimor po bashkohen më shumë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor po bashkohen më shumë me njëri-tjetrin. Baerbock përmes një postimi në rrjetin e saj social “X”, ka thwnw se nw Procesin e Berlinit ishin nw gjendje tw punonin sw bashku për të zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë, CEFTA-s.…

Lajme

09/10/2024 15:55

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor po bashkohen më shumë me njëri-tjetrin.

Baerbock përmes një postimi në rrjetin e saj social “X”, ka thwnw se nw Procesin e Berlinit ishin nw gjendje tw punonin sw bashku për të zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë, CEFTA-s.

“Ballkani Perëndimor po afrohet më shumë. Në Procesin e Berlinit ne ishim në gjendje të punonim së bashku për të zgjidhur nyjën në marrëveshjen e tregtisë së lirë CEFTA. Duke bërë këtë, ne hapim rrugën për përmirësime konkrete për banorët vendas. Dhe forconi, Evropën tonë të përbashkët”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/