Bad News Eagles mposhtin suedezët e Eyeballers –  shqiponjat kosovare shkëlqejnë në ‘Mirage’ e ‘Ancient’

Bad News Eagles kanë shënuar një tjetër fitore në Counter-Strike: Global Offensive. Skuadra kosovare e CS:GO, bNe ka shënuar fitore me rezultatin 1:2 në mapa, kundër skuadrës së Eyeballers, shkruan lajmi.net. Kosovarët nuk e nisën edhe aq mirë mbrëmjen e sotme, duke pësuar humbje 16-6 në ‘Vertigo’. Megjithatë, meqë ‘Vertigo’ u zgjodh nga Eyeballers, ishte…

Sport

24/10/2022 20:12

Bad News Eagles kanë shënuar një tjetër fitore në Counter-Strike: Global Offensive.

Skuadra kosovare e CS:GO, bNe ka shënuar fitore me rezultatin 1:2 në mapa, kundër skuadrës së Eyeballers, shkruan lajmi.net.

Kosovarët nuk e nisën edhe aq mirë mbrëmjen e sotme, duke pësuar humbje 16-6 në ‘Vertigo’. Megjithatë, meqë ‘Vertigo’ u zgjodh nga Eyeballers, ishte edhe e kuptueshme.

Në mapin e zgjedhur nga bNE, ‘Mirage’, djemtë shkëlqyen duke marrë një fitore 6-16.

Edhe në mapin vendimtar situata shkoi më mirë për shqiponjat kosovare. Bad News Eagles fituan mapin e tretë me rezultatin 8:16.

Këtë fitore, bNe e marrin në kuadër të Playoffs Round 1, në Elisa Invitationa Fall 2022. /Lajmi.net/