‘Baca’ tregon se çfarë u pyet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar

Isuf Gashi ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për dy ditë me radhë është intervistuar nga Gjykata Speciale.

Lajme

21/02/2019 19:30

Isuf Gashi ka thënë se UÇK-ja ka bërë luftë për çlirim e krime ka kryer Serbia.

Ai ka folur kështu pas përfundimit të pjesës së dytë të intervistimit nga Gjykata Speciale

“Ju kam thënë që UÇK ka bërë luftë për çlirim, krimet i ka bërë Serbia me Millosheviqin. U kam thënë realitetin, ato që të gjitha është dashur t’u them. Në saje të luftës së UÇK-së jemi këtu ku jemi”, ka thënë shtatëdhjetë e tre vjeçare i njohur si “Baca”, raporton rtklive.

Ai ka treguar se pyetjet kanë pasur të bëjnë me atë se ku ka vepruar UÇK-ja, cilat kanë qenë zonat e lira etj.

“Gjykata Speciale është e padrejtë, sepse është vetëm për shqiptarë”, ka thënë ai.