“Bac u kry”, reperi amerikan kujton Adem Jasharin në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
Cliqme e ka kujtuar Adem Jasharin.
ShowBiz
Reperi afrikan Cliqme u bë i njohur për publikun shqiptar nga bashkëpunimi që pati me Capital T e më pas habiti të gjithë me projektin solo, në gjuhën shqipe, shkruan lajmi.net.
‘Pavarësia’ titullohej kënga e cila erdhi si ripërpunim i asaj “Mora fjalë’ nga Shkurte Fejza.
Kënga e realizuar nga reperi afrikan ka motive patriotike ashtu si edhe klipi, duke dashur të tregojë historinë e shqiptarëve dhe atyre që kanë dhënë kontribut për vendin.
Tani ai e ka kujtuar Adem Jasharin në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.
“Bac u kry”, shkruan mbi imazhin që ai e ka publikuar në Instagram./Lajmi.net/