“Baby Baby” së shpejti vjen nga Getinjo
Getinjo ka paralajmëruar këngë të re.

ShowBiz
Reperi Getinjo nuk është ndalur as gjatë këtyre ditëve të pandemisë, ai sërish po finalizon një këngë të re, shkruna lajmi.net.
Lajmin e bëri të ditur vet reperi me anë të një postimi në Instagram, ku edhe zbuloi disa sekuenca të kësaj kënge.
“Baby Baby” mban titullin kënga e re e Getinjos, e cila publikohet shumë shpejt, madje ai tha se edhe një tjetër këngë vjen këto ditë.
“Baby Baby” së shpejti….edhe 1 këngë të re këto ditë”, shkroi Getinjo sipër videos ku shfaqet duke përgatitur e ngrënë palpeta.
Për ndryshe, “Rash” mban titullin kënga e fundit e Getinjos, të cilën e realizoi gjatë qëndrimit në shtëpi. /Lajmi.net/