Babë e bir rrahen mes vete në Gjakovë, përfundojnë në pranga
Një përleshje brenda familjes ka përfunduar me arrestime mbrëmjen e së mërkurës në Gjakovë. Rasti është raportuar rreth orës 23:00, ku dy persona – babë e bir, të dy kosovarë – janë përfshirë në një konflikt që ka përfunduar në konflikt fizik. Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të…
Lajme
Një përleshje brenda familjes ka përfunduar me arrestime mbrëmjen e së mërkurës në Gjakovë.
Rasti është raportuar rreth orës 23:00, ku dy persona – babë e bir, të dy kosovarë – janë përfshirë në një konflikt që ka përfunduar në konflikt fizik.
Policia ka intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i ka shoqëruar të dyshuarit për intervistim. Me vendim të prokurorit, të dy janë dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 19.11.2025 – 23:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndërmjet vete. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.