Babë e bir në duet, Xeni dhe Korabi sjellin “Kujtimet e vjetra” (Video)
Estrada jonë ka edhe disa familje me shumë artistë, një rast i tillë është me Shkëlzen Jetishin-Xenin dhe djalin e tij Korab Jetishin.

ShowBiz
Deri tani i kemi parë me projekte të ndryshme dhe me zhanër të këndimit të ndryshëm nga njëri-tjetri, shkruan lajmi.net.
Por, tani babë e bir erdhën me një projekt të përbashkët e kjo është kënga “Kujtimet e vjetra”, e cila sapo është publikuar nga dyshja.
Kënga është me tekst nga 2Step dhe me muzikë nga Valter Beqo, të cilës ia shoqëruan edhe videoklipin. /Lajmi.net/
