Babastars shumë shpejt sjellin një album bashkë

Djemtë e Babastars kanë punuar në një album me këngë të përbashkëta!

ShowBiz

16/10/2015 22:11

Shpesh i kemi parë bashkë në një këngë dhe secila këngë ku djemtë e labelit Babastars janë bërë bashkë, është kthyer në hit.

Tani, ata kanë një surprizë edhe më të madhe për fansat. Duket se ata po punojnë një album të tërë bashkë, transmeton lajmi.net.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të labelit në Facebook me një status të thjeshtë: “Është koha për albumin e BABASTARS”.

Poashtu, Telegrafi mëson se në album do të përfshihen disa nga hitet e deritashme dhe shum këngë të reja ndërsa njëkohësisht mësohet se edhe njeriu kryesor i labelit, Getoar Selimi, po punon për një album solo, i cili gjithashtu do të vijë shumë shpejtë./Lajmi.net