Babai vrau njërën nga vajzat dhe plagosi vajzën tjetër në Prizren – Polica jep detaje shtesë

Një burrë, shtetas i Turqisë në Prizren ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra nga të cilat nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra po trajtohet në QKUK. Lëndime nga ky rast ka marrë edhe bashkëshortja e të dyshuarit. Policia e Kosovës, sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar…

Lajme

07/05/2025 10:00

Një burrë, shtetas i Turqisë në Prizren ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra nga të cilat nuk iu ka mbijetuar plagëve dhe ka ndërruar jetë, ndërsa tjetra po trajtohet në QKUK.

Lëndime nga ky rast ka marrë edhe bashkëshortja e të dyshuarit.

Policia e Kosovës, sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vajza e cila po trajtohet në QKUK është në gjendje stabile, ndërsa trupi i viktimës është dërguar në obduksion.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren 06.05.2025 – 05:40. Raportohet se një i dyshuar shtetas i Turqisë, ka sulmuar me mjet të mprehtë dy vajzat e tij, njëra prej tyre nuk u ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa, tjetra ka pësuar lëndime trupore. Po ashtu lëndime ka pësuar edhe bashkëshortja e të dyshuarit – nëna e viktima si dhe vet i dyshuari. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa e lënduara tjetër është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/