Babai turpëron Rita Orën për shkeljen e rregullave të izolimit për ditëlindjen e saj të 30-të
Thyerja e rregullave të izolimit nga Rita Ora, u kritikua nga miliona fansat e saj.

ShowBiz
Por, si shumica prej nesh që do të kritikoheshim nëse thyejmë rregullate, edhe këngëtarja Rita Ora kishte marrë vërejtje nga nëna Vera dhe babai Besniku, shkruan The Sun, transmeton lajmi.net.
Rita, e cila dy herë shpërfilli rregullat anti-COVID, është vendosur në vendin e saj pasi u kritikua publikisht për veprimet e saj.
Ajo u fotografua dje duke u dukur e zymtë ndërsa ishte jashtë me Besnikun pasi dyshja kaluan ca kohë duke folur për veprimet e saj.
Një mik tha: “Rita e di që i ka lënë fansat e saj masivisht të zhgënjyer dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi supet e saj”.
“Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë asaj një mësim të mirë. Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur”, tregon burimi.
“Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer nga zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj, le më familjen e saj. Ajo është tepër e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre”, deklaron ai.
Burimi për “The Sun” tha se Rita është emër i njohur në biznesin e muzikës, por gjithashtu person që bën gabime.
Këngëtarja që atëherë i është rikthyer punës për këngët e reja, ku po punon në studio për albumin e rui.
Rita thuhet se pagoi 10 mijë funta për ahengun privat që e mbajti në një restorant në Londrën Perëndimore. /Lajmi.net/