Babai shkoi në Gjermani për mjekimin e fëmijëve, vajzën ia përjashtuan nga shkolla në Kosovë – Ai tregon detajet

Babai bashkë me dy fëmijët e tij kanë shkuar në Gjermani për shërimin e dy fëmijëve të tij, pasi që siç thotë ai djali nuk flet ndërsa vajza e tij është hiperaktive. Vajza e tij është 10 vjeçe e për të cilën thotë se është shumë inteligjente por ka nevojë për një asistente të cilën…

Lajme

17/11/2024 16:37

Babai bashkë me dy fëmijët e tij kanë shkuar në Gjermani për shërimin e dy fëmijëve të tij, pasi që siç thotë ai djali nuk flet ndërsa vajza e tij është hiperaktive.

Vajza e tij është 10 vjeçe e për të cilën thotë se është shumë inteligjente por ka nevojë për një asistente të cilën nuk po ia ofron shteti, shkruan lajmi.net.

Babai i Boras, 10 vjeçare ka treguar për lajmi.net se para pandemisë Covid 19, me Borën për tre muaj ka punuar një asistent i cili sipas tij e ka ndihmuar shumë vajzën dhe e ka përmirësuar gjendjen e saj por sipas tij ai është larguar dhe e kanë sjellë një asistente e cila nuk i ka ndihmuar aspak përveç se ia ka keqësuar gjendjen.

“Pasi u kthyem nga Gjermania, kam tentuar që ta kthej vajzën në shkollën “Pjetër Bogdani” ku ka qenë më përpara, por me dallavere drejtori i shkollës dhe i DKA-së departamenti i Komunës së Prishtinës, për shkak se më kanë kushtëzu nëse don me e kthy vajzën në shkollë duhesh me e pranu Liridonën (asistentja e cila sipas prindit nuk i ka ndihmuar vajzës), të cilën e kena refuzu na si prind ose nuk ta pranojmë vajzën në shkollë”, ka thënë babai i Borës 10 vjeçare për lajmi.net.

Ai ka treguar se tani vajza çdo natë qan dhe dëshiron të kthehet në shkollës derisa i bënë thirrje drejtorit dhe Drejtorisë së Arsimit që ta pranojnë vajzën sa më parë në shkollë. /Lajmi.net/ 

Për më shumë ndiqeni videon: