Babai refuzoi të vaksinohej kundër COVID-19, Kanada ia merr fëmijën 12-vjeçar

Një babai kanadez i është marrë e drejta e përkujdesjes për fëmijën e tij, pasi që i njëjti ishte shprehur skeptik për vaksinimin kundër COVID-19.

Bota

13/01/2022 14:50

Në vendimin që është marrë më 23 dhjetor, thuhet se është në të mirë të fëmijës që të mos ketë kontakt me babain, nëse ky i fundit nuk dëshiron të vaksinohet ose kundërshton situatën e krijuar nga pandemia COVID-19, raporton AFP Neës, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve të mëparshme në mediat kanadeze, babai kishte kërkuar që e drejta për kujdesin ndaj fëmijës së tij 12-vjeçar t’i shtyhet deri pas festave të fundvitit, por gjykata nuk pranoi dhe i hoqi të gjitha të drejtat deri në muajin shkurt të vitit 2022, ose edhe më herët nëse i njëjti pranon të vaksinohet.

12-vjeçari dhe dy fëmijët e tjerë do të qëndrojnë me nënën e tyre, deri në një vendim të radhës nga gjykata.

“Në këto rrethana, është më mirë për fëmijën që të mos shihet me babain e tij”, kishin deklaruar nga gjykata. /Lajmi.net/