Babai i Thaçit ende i shtrirë në QKUK, Behrami: Asnjë dhembje, as ajo e padrejtësisë, nuk e ka fuqinë ta gjunjëzojë bacën Haxhi

Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po mjekohet në kuadër të klinikës Infektive. Edhe sot ai po vazhdon të jetë i shtrriër në këtë klinikë. E në lidhje me gjendjen e tij ka shkruar ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami. Ai tha se babai i Thaçit…

Lajme

10/01/2025 10:59

Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku po mjekohet në kuadër të klinikës Infektive.

Edhe sot ai po vazhdon të jetë i shtrriër në këtë klinikë.

E në lidhje me gjendjen e tij ka shkruar ish-këshilltari i presidentit Thaçi, Artan Behrami.

Ai tha se babai i Thaçit është i fuqishëm dhe se nuk dorëzohet, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Gjithmonë më ka impresionuar vullneti i pathyeshëm i Hashim Thaçit në rrethana të vështira, në rrethana të jashtëzakonshme.

Tani pasi pashë bacën Haxhi në rrethana jo lehta, e kuptova se qëndrimin stoik, mosdorëzimin, shpresën dhe pozitivitetin e ka të trashëguar nga ky.

Asnjë dhembje, madje as ajo e padrejtësisë, nuk e ka fuqinë ta gjunjëzojë bacën Haxhi./Lajmi.net/