Babai i terroristit të Manchesterit tregon se djali i tij kishte planifikuar diçka tjetër, jo sulm (Foto)

Babai i të dyshuarit që kreu sulm vetëvrasës në Manchestern Arena, Salman Abedi, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm dhe ka konfirmuar se policia ka arrestuar edhe njëri prej djemve të tij.

Bota

24/05/2017 17:28

Abedi vrau 22 person dhe plagosi të paktën 119 të tjerë kur ai shpërtheu me një bombë të hënën në mbrëmje, ku shumë fëmijë ishin mbledhur të ndiqnin përformancën e këngëtares Ariana Grande.

Ramadan Abesi i cili është tani qëndron në Tripoli, ka insistuar se djali i tij është i pafajshëm, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Më pas, ai ka mohuar se Salman ishte i lidhur me militantët apo bombarduesit vetëvrasës. Ai pohoi se kishte folur me djalin e dij 22 vjeçar pesë ditë më parë.

Më pas Ramadan ka thënë se Salman kishte planifikuar të shkoj në Arabinë Saudite, pasi edhe muaji i Shenjët i Ramazanit fillon në fund të këtij muaj dhe se ai nuk ishte i vrazhdë e aq më pak i dhunshëm. /Lajmi.net/

40b9018100000578-4536624-image-m-39_1495613105849 40b8dd7b00000578-4536624-salman_abedi_pictured_had_only_just_returned_from_war_torn_libya-a-40_1495613113965 40bc344e00000578-4536624-image-a-109_1495620092419 40bc345800000578-4536624-image-m-110_1495620113352