Babai i Mbappes: Unë jam me Barçën, por Mbappe është me Madridin

Wilfred e Kylian Mbappe me preferenca të ndryshme sa i përket Barcelonës e Real Madridit.

Sport

21/02/2022 18:51

Gazeta spanjolle ‘Sport’ zbulon përgjigjen që Wilfred Mbappe, babai I Mbappes, i ka dhënë klubit blaugrana, kur tentoi të nënshkruante me sulmuesin francez në verën e 2017-ës.

 Gjithnjë sipas informacioneve të Sport’, Wilfred Mbappe ka marrë një propozim të rëndësishëm nga Barcelona për ‘dajlin e tij për t`u bërë lojtar ekskluziv i së ardhmës së klubit.

Një ofertë e vështirë për t’u refuzuar, veçanërisht për babain, por sipas tij Kylian nuk donte të dinte për këtë. ” Unë jam me Barçën, por djali im Kylian është tifoz i Real Madridit. Nëse ai shkon në Barça tani, ai kurrë nuk do të mund të përfundojë duke luajtur për Real Madridin. Nëse ai shkon në një klub tjetër, ai gjithmonë mund të përfundojë në Madrid ” , tha babi i Mbappes, transmeton lajmi.net.

Kylian Mbappé edhe në kohën e tij në Monaco ishte një diamant që e kërkonin ekipet më më të mira. Mes tyre edhe Paris Saint Germain, ekip të cilin zgjodhi si mundësi dhe të qëndroj për disa sezone në vendlindjen e tij. /Lajmi.net/