Babai i Kanye West diagnostikohet me kancer
Mediet amerikane raportojnë se babai i Kanye West, Ray, është duke u trajtuar nga kanceri i prostatës.

ShowBiz
Thuhet se babai i reperit të famshëm po trajtohet pasi e zbuloi sëmundjen e rëndë, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.
TMZ raporton se Ray po vuan nga kanceri i prostatës, ndërsa po trajtohet në Los Angeles.
Beteja e kancerit e Ray vjen pothuajse 10 vjet pasi Kanye humbi nënën e tij, Donda pas sëmundjes së arteries koronare.
Komplikimet në shëndet nga kjo sëmundje çuan në vdekjen e nënës së Kanye West. /Lajmi.net/