Babai i Hashim Thaçit shtrihet përsëri në spital, avokati thotë se ka kërkuar që Thaçi të lirohet për vizitë, por është refuzuar
Luka Misetic, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi ka njoftuar se këtij të fundit i është refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçi, i cili gjendet i shtrirë në Spitalin Amerikan në Kosovë. Misetic thotë se babai i Thaçit është shumë i sëmurë, dhe kërkesa për ta vizituar atë u kundërshtua nga Zyra…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-06-191656-600x360-1.png)
Lajme
Luka Misetic, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi ka njoftuar se këtij të fundit i është refuzuar kërkesa për ta vizituar babanë e tij, Haxhi Thaçi, i cili gjendet i shtrirë në Spitalin Amerikan në Kosovë.
Misetic thotë se babai i Thaçit është shumë i sëmurë, dhe kërkesa për ta vizituar atë u kundërshtua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar edhe nga gjyqtarët e Gjykatës Speciale.
“Klienti im, Hashim Thaçi, ka babanë shumë të sëmurë dhe është rikthyer në spital. Ne kishim kërkuar që Hashim Thaçit t’i jepej një leje e shkurtër, e mbikëqyrur, për ta vizituar atë për arsye humanitare. Zyra e Prokurorit të Specializuar e kundërshtoi këtë kërkesë, dhe gjyqtarët e refuzuan vizitën”, shkroi Misetic në rrjetin social X.
Haxhi Thaçi është i shtrirë në Spitalin Amerikan të Kosovës, kjo është bërë e ditur nga ana e Hamzë Morinës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.
Në vizitë babit të Thaçit i shkoi ish-komandanti i UÇK’së, Azem Syla.
‘’Sot, ne oret e pasdites ish -Komandanti Suprem i UÇK-sẽ z. Azem Syla i shoqeruar me kardiokirurgun Arber Kutllofcin vizituan babain e ish presidentit te Republikes se Kosoves z. H . Thaqit, Haxhi Thaqin cili gjendet ne trajtim mjekeser ne spitalin Amerikan në Prishtine’’, ka shkruar ai
My client Hashim Thaci’s father is quite ill and back in hospital. We had requested that Hashim Thaci be granted a short, supervised release to visit him on compassionate grounds. The Specialist Prosecutor’s Office opposed, and the judges denied the visit. https://t.co/9j7IbNOPR7
— Luka Misetic (@MiseticLaw) February 6, 2025