Babai i Astritit thotë se djali i tij vazhdimisht kërcënohej ta pranonte veprën për të cilën akuzohej
Babai i të ndjerit Astrit Dehari, Avni Dehari, i ftuar në T7, ka thënë se Astrit Deharin vazhdimisht e kërcënuar që ta pranojë veprën për të cilën është akuzuar.
Lajme
“Astriti ka deklaruar se natën po e marrin në pyetje, po e nxjerrin nga burgu. E kanë kërcënuar se do ta dërgojnë në Kumanovë. Vazhdimisht disa persona brenda burgut e kanë kërcënuar që ta pranonte veprën për të cilën akuzohej”, është shprehur babai i Astrit Deharit.
Përveç Astrit Deharit, edhe të akuzuarit tjerë janë kërcënuar.
“Të gjithë të akuzuarit janë kërcënuar. Atdhe Arifit i kanë thënë, ke kujdes mos vepro edhe ti si Astriti që të bësh vetëvrasje”, shtoi babai i Astrit Deharit.