Babai dhe axha ushtrojnë dhunë fizike dhe psikike ndaj një vajze në Prishtinë, njëri dërgohet në mbajtje

Dy vëllezër janë arrestuar pasi që dyshohet ta kenë dhunuar fizikisht dhe t’i kenë ushtruar dhunë psikike vajzës së njërit prej tyre. Policia e Kosovës ka njoftuar se axha i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa babi i saj është liruar në procedurë të rregullt. “Prishtinë  27.09.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare e mitur,…

Lajme

28/09/2024 08:29

Dy vëllezër janë arrestuar pasi që dyshohet ta kenë dhunuar fizikisht dhe t’i kenë ushtruar dhunë psikike vajzës së njërit prej tyre.

Policia e Kosovës ka njoftuar se axha i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa babi i saj është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë  27.09.2024 – 19:00. Viktima femër kosovare e mitur, ka informuar se axha dhe babai i saj kanë ushtruar dhune fizike dhe psikike ndaj saj. Me vendim të prokurorit, axha i viktimës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa babi i saj është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/