‘Babai arab i vitit’: Vozitë me 100km/h në autostradë përderisa vajza e tij mbahet për dritare të veturës (Video)
Një mashkull nga Arabia Saudite është arrestuar pasi që kishte vozitur 105 km/h përderisa vajza e tij ishte jashtë veturës duke qëndruar e kapur për dritare.
Bota
Një vozitës tjetër e kishte vërejtur vajzën dhe e kishte xhiruar incidentin.
Videoja pastaj ishte shpërndarë në rrjete sociale dhe kishte bërë bujë në të gjitha mediat e Gulfit dhe në shtetet tjera.
Falë këtyre xhirimeve, policia kishte mundur ta identifikonte njeriun dhe ta arrestonte atë për rrezikim të jetës së vajzës së tij dhe për rrezikim të jetës së vozitëseve të tjerë, transmeton lajmi.net.
Shumë njerëz janë duke ju bërë thirrje autoriteteve që ta largojnë atë vajzë nga ajo familje.
Policia kishte refuzuar të komentonte rreth këtij rasti, por një llogari online kishte komentuar: “Jam duke u menduar se a e ka bërë vajza këtë për shkak se ishte punë qejfi, apo ishte si lloj dënimi?”
Një tjetër kishte postuar: “Nëse dëshiron ta di ndokush se përse siguria në rrugë e këtij shteti është shumë e keqe, mjafton ta shikojë këtë video”.
Siguria në rrugë është një problem i madh në Arabinë Saudite, ku janë raportuar 485,931 aksidente trafiku vetëm në vitin 2013.
Me mijëra aksidente nga këto ishin fatale ku 6,458 njerëz e kishin humbur jetën, që i bie se çdo 90 minuta kishte vdekur një person.
Mbretëritë e Bashkuara kishin pasur vetëm 1,754 aksidente fatale, pavarësisht faktit se kjo Mbretëri është dyfish më e madhe se Arabia Saudite. /lajmi.net