Azpilicueta për ofertën e Barcelonës: Nuk është momenti i duhur ta komentoj

Cesar Azpilicueta është në listën e dëshirave të Barcelonës tash e disa muaj.

Sport

23/03/2022 13:57

Mbrojtësi spanjoll, Azpilicueta është në muajt e fundit të kontratës së tij me Chelsea dhe gjasat janë të vogla që ai të vazhdojë aty.

Spanjolli ka një ofertë nga Barcelona në tavolinë, por nuk është i gatshëm akoma të jap një përgjigje finale për të ardhmen e tij.

“Nuk është vendi dhe momenti i duhur për të diskutuar të ardhmen time”, ka thënë Azpilicueta në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

Azpilicueta po pret që të qartësohet situata e Chelsea, pasi ‘Blutë’ janë në një krizë pas sanksioneve që Qeveria e Britanisë së Madhe i ka vënë Roman Abramovichit.

Barca i ka bërë Azpilicuetas një propozim për kontratë deri në vitin 2024. /Lajmi.net/