Azpilicueta ka pranuar ofertën zyrtare nga Barca – gjithçka shihet si punë e kryer, spanjolli transferim falas

Barcelona raportohet të ketë siguruar marrëveshjen me Cesar Azpilicueta.

Sport

08/02/2022 15:45

Mbrojtësi spanjoll, Cesar Azpilicueta ka pranuar ofertën zyrtare nga Barcelona, bën të ditur Fabrizio Romano.

Lojtari është i gëzuar me ofertën që ka pranuar dhe thuhet se është pajtuar për një lëvizje në ‘Camp Nou’, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, ai nuk ka komunikuar akoma asnjë vendim në formë zyrtare, për asnjërin klub.

Siç qëndrojnë punët, Barcelona është në ‘pole-position’ për të siguruar shërbimet e lojtarit.

Katalanët do të marrin kartonin e tij falas, pasi kontrata e tij skadon në fund të sezonit. /Lajmi.net/