​Azizi për mbledhjen e dy qeverive: Një hap historik drejt bashkëpunimit rajonal

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë, Venera Azizi duke komentuar mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet në Prishtinë, ka thënë se ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe një shembull të bashkëpunimit që na afron…

Lajme

18/11/2024 08:37

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë, Venera Azizi duke komentuar mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, e cila do të mbahet në Prishtinë, ka thënë se ky takim shënon një moment të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe një shembull të bashkëpunimit që na afron drejt një rajoni më të zhvilluar dhe të integruar.

Ajo ka shkruar në Facebook se partneriteti ynë sot është më i fortë se kurrë.

“Në agjendë janë marrëveshje konkrete që do të kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Ky është vizioni për një të ardhme më të mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Kosovës.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të mbajnë sot mbledhje të përbashkët, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Takimi do të mbahet në Kosovë.