Axha i të mbyturës nga vetura në Fushë Kosovë jep detajet e ngjarjes tragjike (Video)
Bujar Curri, axha i Bleranda Currit, vajzës që u godit për vdekje nga një veturë në Fushë-Kosovë, ka shpjeguar rrethanat e vdekjes së mbesës.

Lajme
Ai deklaroi se Bleranda dje, e enjte, kishte qenë në Drenas për të kryer punë rreth një patentshoferi.
Ajo më pas kishte hipur në autobus për t’u kthyer në banesën ku jetonte me nënën e saj në Fushë Kosovë.
Kur Bleranda kishte zbritur nga autobusi, duke kaluar zebrat ishte goditur nga një veturë me shpejtësi tepër të madhe.
Bujari ka treguar për Klan Kosovën se vozitësi, Admir Salihu, është ndaluar dhe është interesuar për viktimën.
“Familjen e Amir Salihu e kemi lejuar edhe të marrë pjesë në varrim e në të pame”, ka treguar Curri.
