Axha i deputetit të VV-së në listën e ngusht për një pozitë të lartë drejtuese në MPB

Janë bërë shumë muaj që kur Ministria e Punëve të Brendshme nuk po arrin të zgjedhë Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil. Por duket se kësaj dileme po i vjen fundi ngase një person i afërm me pushtetin në detyrë është futur në listën e ngushtë në konkursin e fundit. Katër zyrtarë janë në…

Lajme

02/06/2025 16:48

Janë bërë shumë muaj që kur Ministria e Punëve të Brendshme nuk po arrin të zgjedhë Drejtorin Ekzekutiv në Agjencinë e Regjistrimit Civil.

Por duket se kësaj dileme po i vjen fundi ngase një person i afërm me pushtetin në detyrë është futur në listën e ngushtë në konkursin e fundit.

Katër zyrtarë janë në listën finale që synojnë pozitën e drejtorit në ARC.

Njëri nga ta është Sheremet Hoti, axha i deputetit të Vetëvendosjes, Valon Hotit, raporton Indeksonline.

I njëjti njihet edhe si aktivist i devotshëm i Vetëvendosjes ndër vite. Në listën finale është edhe ushtri i detyrës së kryeshefit të ARC-së, Blerim Camaj.

Halil Cenaj poashtu është në katërshën e fundit bashkë me Selman Nimanajn.

Kandidatët Arsim Tërnava, Gazmend Hoti dhe Jetmir Haziri nuk kanë marrë fare pjesë ne testin e fundit duke u tërhequr nga gara.