Axel Witsel afër kalimit te Atletico Madrid

Mesufshori belg, Axel Witsel është afër të kalojë te Atletico Madrid.

Sport

18/06/2022 19:21

Witsel është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Borussia Dortmund.

Sipas Fabrizio Roman, Atletico Madrid janë duke përparuar në bisedimet për të nënshkruar me belgun, përcjell lajmi.net.

Lojtari pritet t`i bashkohet ‘Rojiblancos’ si një transferim i lirë.

Atletico po pret dritën jeshile nga Witsel për detajet e kontratës.

Belgu kishte gjithashtu kontakte edhe me klubin francez, Marseille./Lajmi.net/