Avramopolus: Vendimi i Komitetit LIBE, dritë e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisioneri Evropian për çështje që lidhen me migracionin, Dimitri Avramopolus, e ka pritur me shumë gëzim vendimin e Komitetit për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme – LIBE, pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Lajme

30/08/2018 12:28

“Mirëseardhje për një dritë të gjelbër të fuqishme nga Komiteti LIBE për të filluar negociatat me Këshillin e Evropës  për liberalizimin e vizave për Kosovën. Shpresoj se ky vendim së shpejti do të jetë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për lëvizje të lirë pa viza”, ka shkruar Avramopolus në  llogarinë e tij në Twitter.

Me 30 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenime, ky komitet i PE-së ka kaluar çështjen e liberalizimit për kosovarët te Parlamenti Evropian dhe Këshilli për Marrëveshje Ndërinstitucionale për Liberalizim.

Lexoni edhe:

Pas votimit nga LIBE, këta mbesin hapat e vështirë deri te liberalizimi i vizave