AVONET: Po vazhdon dështimi i KQZ në lidhje me procesin e numërimit të votave të kandidatëve
AVONET shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ i pavarur kushtetues po vazhdon të dështoj të realizoj me sukses detyrimet dhe përgjegjsitë e saja kushtetuese dhe ligjore. Në reagimin e tyre thuhet se sot, në pasditën e datës 13.02.2025, duke filluar nga ora…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/10/KQZ.png)
Lajme
AVONET shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me zhvillimet e fundit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili si organ i pavarur kushtetues po vazhdon të dështoj të realizoj me sukses detyrimet dhe përgjegjsitë e saja kushtetuese dhe ligjore.
Në reagimin e tyre thuhet se sot, në pasditën e datës 13.02.2025, duke filluar nga ora 14:00 gjatë vëzhgimit të procesit të numërimit të votave, vëzhguesit e AVONET në Qendrën Komunale të Numërimit në Ferizaj, evidentuan se procesi i numërimit të votave të kandidatëve nuk është zhvilluar me sukses, si rezultat i dështimit apo mos funksionimit të softuerit të KQZ-së.
AVONET shpreh pakënaqësinë e thellë në lidhje me papërgjegjshmërinë dhe mos administrimin e duhur të procesit të numërimit të votave për kandidatët e subjekteve politike nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Kjo shkelje e rregullave zgjedhore të përcaktuara nga vetë KQZ-ja përbën një sjellje të rrezikshme dhe të papërgjegjëshme e cila mund të ndikoj jashtëzakonisht negativisht në procesin demokratik të zgjedhjeve, sepse vonesat e kësaj natyre po shkaktojnë një amulli dhe pakënaqësi në lidhje me këtë proces. Vonesat me orë të tëra po e ngadalësojnë jashtëzakonisht shumë këtë proces”.
Andaj, AVONET i bën thirrje KQZ-së, që në mënyrë urgjente të ndërmarrë hapat e detyrueshëm ligjor dhe kushtetues, duke përmisuar problemet e sistemit softuerik, në mënyrë që të garantojë se në kuadër të procesit zgjedhor po zbatohet në tërësi kushtetutshmëria dhe ligjshmëria e këtij procesi.