AVONET i ndan mirënjohje komandatit të KFOR-it për kontributin e dhënë për Kosovën
Rrjeti i organizatave “Avonet” në nder të 26-vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s ka organizuar ngjarjen “Kafja e Miqësisë dhe Falënderimit”. Ky aktivitet simbolik mblodhi përfaqësues të KFOR-it amerikan, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, si dhe figura të ndryshme publike, duke shërbyer si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për mbështetjen e ofruar gjatë luftës dhe…

Lajme
Rrjeti i organizatave “Avonet” në nder të 26-vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s ka organizuar ngjarjen “Kafja e Miqësisë dhe Falënderimit”.
Ky aktivitet simbolik mblodhi përfaqësues të KFOR-it amerikan, pjesëtarë të Policisë së Kosovës, si dhe figura të ndryshme publike, duke shërbyer si një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për mbështetjen e ofruar gjatë luftës dhe në vitet pas saj.
Drejtori i AVONET-it, Kenan Gashi, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj dite për historinë e Kosovës dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së kujtesës kolektive për mbështetjen ndërkombëtare.
“Që prej vitesh, kjo ditë përkujtohet në Ferizaj për të nderuar momentin kur shpresa për liri u bë realitet. Si organizatë, ne kemi nisur këtë traditë me synimin për të forcuar bashkëpunimin mes institucioneve dhe komunitetit, dhe do të vazhdojmë ta mbajmë edhe në të ardhmen,” u shpreh Gashi, duke shtuar se kjo ngjarje simbolizon gjithashtu vlerat e solidaritetit dhe miqësisë me aleatët ndërkombëtarë.
Nga KFOR amerikan prezent në këtë ceremoni ishin LT Smith – Komandant i LMT-ve Amerikane, SFC Johnson – Komandant i LMT K21 Ferizaj, SPC Plancarte – Analist i inteligjencës K21.
Në këtë ceremoni, pjesëmarrësit ndanë mesazhe mirënjohjeje dhe reflektimi mbi sakrificat dhe kontributin e atyre që ndihmuan Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë. Ngjarja u përmbyll me konfirmimin e vazhdimit të kësaj tradite si një simbol i përhershëm i falënderimit dhe bashkëpunimit.