Avokatja- gjykatësve: Siç e dini s’kemi asnjë akuzë për trafikim organesh dhe kjo akuzë nuk do të duhej të ishte ngritur fare
Në nisje të deklaratave përmbyllëse avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra Venkateswari, tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet pranë familjes së tij. Ajo tha se Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë që 1.926 ditë. “Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave…
Lajme
Në nisje të deklaratave përmbyllëse avokatja e Jakup Krasniqit, Alagendra Venkateswari, tha se klienti i saj duhet të shpallet i pafajshëm dhe të kthehet pranë familjes së tij.
Ajo tha se Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë që 1.926 ditë.
“Parashtrojmë që është vetëm një opsion që të merrni vendim pafajësie ndaj të gjitha akuzave të ngritura ndaj Jakup Krasniqit. Në fund të parashtrimit do t’iu bëjmë thirrje të nderuar gjykatës që ta shpallni të pafajshëm Krasniqin dhe ta lejoni këtë zotëri 75-vjeçar që të kthehet në familjen e tij dhe të kalojë vitet që i ka caktuar Zoti me familjen e tij”, tha ajo.Ajo po ashtu pati porosit edhe për gjykatësit.
“Në janar 2011 Dick Marty lëshoi një raport dhe u shfrytëzua më pas për krijimin e ZPS-së, por historianët mund të thonë në të ardhmen se shumë prej pretendimeve hiperbolistike të përfshira në atë raport nuk kanë çuar në ngritjen e një akuze. Pra siç e dini s’kemi asnjë akuzë për trafikim organesh dhe ky raport nuk përfshin asnjë pretendim për vepra të kryera nga Jakup Krasniqi. Krasniqi është arrestuar dhe ka qëndruar në paraburgim larg familjes, gruas, fëmijëve e tre nipërve e mbesave”,deklaroi ajo, shkruan lajmi.net.
“Ndonjëherë procesi gjyqësor ka qenë i ngarkuar me procese të shumta në gjykatë, por gjykatës do ju kërkoja që kur të shqyrtoni provat e paraqitura nga prokuroria të mos harroi këto fakte thelbësore. Nuk ekziston qoftë edhe një viktimë e vetme që pretendon ose akuzon Krasniqin që ka rrahur, abuzuar apo ka qenë i pranishëm duke u keqtrajtuar në asnjë formë”.
Në hyrje të parashtrimeve përfundimtare, mbrojtja e Krasniqit tha se prokuroria ka dështuar edhe të argumentojë lidhjen mes klientit të saj dhe krimeve të pretenduara.
“Kjo akuzë nuk do të duhej të ishte ngritur fare. Prokuroria do të duhej të tërhiqte aktakuzën në fazë më të hershme por këtë nuk e bëri”, shtoi ajo.
Mbrojtja e Jakup Krasniqit do të vonojë me paraqitjen e deklaratës përmbyllëse gjatë tërë ditës./Lajmi.net/