Avokatja e Thaçit: T’i shqiptohet masë mosbindje dëshmitarit Tara, ndryshe mund të vijnë dëshmitarë e të mos japin dëshmi
Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli kërkoi nga rupi gjykues që dëshmitarit Ismet Tara t’i shqiptohet një masë e mosbindjes me arsyetimin që nëse ndodhë ndryshe kjo mund të sjellë precedent që dëshmitarët të vijnë në Hagë dhe të mos japin dëshmi. “Duam që të iu kërkojmë juve që të merrni masë mosbindje ndaj tij…

Lajme
Avokatja e Hashim Thaçit, Nina Tavakoli kërkoi nga rupi gjykues që dëshmitarit Ismet Tara t’i shqiptohet një masë e mosbindjes me arsyetimin që nëse ndodhë ndryshe kjo mund të sjellë precedent që dëshmitarët të vijnë në Hagë dhe të mos japin dëshmi.
“Duam që të iu kërkojmë juve që të merrni masë mosbindje ndaj tij sepse në të kundërtën do të jepet një mesazh për të tjerët që dëshirojnë të vijnë në gjykatë dhe të mos japin dëshmi dhe ata mund të ja dalin dhe të mos jepin dëshmi”, tha ajo, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Fillimisht, pasi hoqi dorë nga insistimi për ta marrë në pyetje dëshmitarin, prokurorja kërkoi një mundësi tjetër si përpjekje e fundit për të marrë dëshminë e Tarës. Ajo tha se do përpiqet të ia tregojë dëshmitarit dokumentin duke përfshirë edhe dosjen fizike.
Si rrjedhojë, kjo u aprovua nga trupi gjykues ku kryetari i këtij trupi tha se kjo është mundësia e fundit.
Meqë disa dokumentet që iu prezantuan në ekran, nuk ishin ato që ai kërkoi atij iu dha qasja në kopjen fizike ku edhe nuk e gjeti serish dokumentin.
“Derisa nuk ma paraqitni dokumentin për të cilin edhe ju e dini se cili dokument është ‘jo’, shkurt-trup ‘jo’ edhe sikur të dënohem përjetësisht”, tha Tara.
Si rrjedhojë, prokurorja kërkoi që të pranohen në prova gjyqësore deklaratat e mëhershme të dëshmitarit.
“Të nderuar gjykatës unë dua që të pranohen në prova gjyqësore deklaratat e mëhershme të dëshmitarit”, tha prokurorja ku si rrjedhojë dëshmitarit iu kërkua që të dal nga salla.
Avokati i Kadri Veseli, Rodney Dixon kërkoi që dëshmitari të paralajmërohet për sanksionet që mund të merren kundër tij.
Smith kërkoi të ulet Dixon me arsyetimin se ende se kishte përfunduar fjalinë e tij.
Si rrjedhojë, trupi gjykues kërkoi nga Prokuroria që dokumentet që do i parashtroje për pranim në prova gjyqësore të jenë për tema thelbësore dhe të mos kërkoj mbi 500 faqe pranim në prova me arsyetimin se duhet të jenë të barabartë për të gjitha palët.
Ndërsa për mbrojtjen, kryegjyqtari tha se duhet dokumentet që dalin ndaj kundër pyetjeve mund të pranohen por nuk do vendosen lidhur me to deri sa të përfundohet marrja në pyetje e ekipeve të mbrojtjes.
Dixon tha se pasi u konsultua me klientin e tij, parashtroi edhe njëherë kërkesën e tij që duhet të shterohen të gjitha hapat ligjor për dëshmitarin.
“Ne nuk e kemi pyetur këtë dëshmitar lidhur me dokumentin që ai dëshiron t’i paraqitet dhe nuk janë marrë hapa sa i takon rregullave për dëshmitarin për paralajmërimin e tij”, tha ai.
Si rrjedhojë kryegjyqtari Smith III tha se dëshmitari është paralajmëruar duke shtuar se e kupton kërkesën e Dixon por nuk do të ndodhi ajo që kërkon.
Avokatja e Thaçit, Nina Tavakoli tha se i bashkohet ftesës së Dixon që trupi gjykues të merë masë mosbindje ndaj dëshmitarit ku foli edhe mundësinë që ky rast të bëhet shembull edhe për dëshmitarët e tjerë.
Prokuroja ha se nuk do mund të japin numra ekzakte të faqeve por ajo propozoi që të redaktohen pjesët me ZPS-në që lidhen me incidentin e vitit 2019 ku dëshmitari është takuar me Driton Lajçin.
Ajo tregoi edhe për dokumentet e tjera që kërkon të pranojë në prova materiale.