Avokati Misetiq: Me 45 vjet, ZPS kërkoi burgim të përjetshëm- ky gjykim është i mbështetur në thashetheme

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, gjatë fjalës së saj përfundimtare të hënën ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, përkatësisht për Hashim Thaçin dhe të tjerët, që në total arrin 180 vjet. Rreth kësaj, avokati i ish-presidentit, Luka Misetiq, deklaroi se me kërkesën për 45 vjet, Prokuroria Speciale po synon burgim të…

Lajme

11/02/2026 16:05

Kryeprokurorja e Speciales, Kimberly West, gjatë fjalës së saj përfundimtare të hënën ka kërkuar 45 vjet burgim për secilin prej të akuzuarve, përkatësisht për Hashim Thaçin dhe të tjerët, që në total arrin 180 vjet.

Rreth kësaj, avokati i ish-presidentit, Luka Misetiq, deklaroi se me kërkesën për 45 vjet, Prokuroria Speciale po synon burgim të përjetshëm.

Misetiq kërkoi sërish që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, të lirohet dhe të kthehet te familja e tij dhe vendi i tij.

Mishetiq shtoi se vetë Gjykata Speciale dhe Prokuroria e Specializuar nuk do të ekzistonin po të mos ishte Hashim Thaçi i cili krijoi këtë institucion për ta pastruar emrin.

Prokuroria sipas avokatit kryesor të Thaçit ishte në test dhe, dështoi.

“Prezantoi aktakuzë me plot të meta, jo konsistente dhe argumente të palogjikshme.Edhe pse trupi gjykues dëgjoi 130 dëshmitarë, pjesa dërrmuese mbështet në materiale të autorëve që nuk u thirrën, s’u morën në pyetje e ishin të panjohur. Deklaratat e mëparshme të Selimit citohen 450 herë, të Krasniqit 271 herë, të Veselit mbi 200 herë dhe kjo është përpara se të marrim parasysh e të vlerësomë deklaratat joformale e citime qindra citime e librave të publikuara të botuara e të pabotuara, për të cilat Thaçi s’pati mundësi t’i kundërshtonte.Ky është gjykim i mbështetur në thashetheme e dëshmitë e dëshmitarëve dhanë me propagandë e dokumente që u krijuan gjatë luftës e të cilat ndikuan në rrëfimet që u krijuan pas kësaj. Sokol Bashota e shpjegoi këtë fenomen pas juve”,deklaroi ai.

Misetiq po ashtu tha se Gjykata Speciale dhe Prokuroria e Specializuar s’do të ekzistonin po të mos ishte Hashim Thaçi, i cili e krijoi këtë institucion për të pastruar emrin e vetë.

Avokati nuk ka komentuar rreth viteve të dënimit sepse kjo do të thoshte se mbrojtja e pranon dënimin, por ka komentuar kohëzgjatjen që ka kërkuar kryeprokurorja Kimberly West, burgim prej 45 vitesh që sipas tij është e barabartë me burgim të përjetshëm./Lajmi.net/