Avokati Koci: Pjesëtarët e FSK-së vetëm e ngatërruan rrugën, asnjë provokim – FSK është në Kosovë, në territorin e vet
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka reaguar pas raportimeve për lëvizjen e një njësie të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të vendit, duke mohuar çdo aludim për provokim apo veprime të qëllimshme. Në një postim në rrjetet sociale, Koci ka sqaruar se bëhej fjalë vetëm për një gabim drejtimi gjatë rrugës…

Lajme
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka reaguar pas raportimeve për lëvizjen e një njësie të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri të vendit, duke mohuar çdo aludim për provokim apo veprime të qëllimshme.
Në një postim në rrjetet sociale, Koci ka sqaruar se bëhej fjalë vetëm për një gabim drejtimi gjatë rrugës nga Istogu për në Mitrovicë, dhe jo për ndonjë veprim me prapavijë politike apo ushtarake, raporton lajmi.net
“Pjesëtarët e FSK-së e ngatërruan drejtimin gjatë një rruge nga Istogu për në Mitrovicë — asgjë më shumë. Asnjë provokim, asnjë qëllim i fshehur. Vetëm një gabim njerëzor,” ka shkruar Koci.
Ai shtoi se në fund të ditës, çdo pjesë e territorit të Kosovës, përfshirë edhe veriun, është brenda juridiksionit të shtetit dhe forcave të tij të sigurisë.
“Në fund të ditës, si në jug, si në veri – FSK është në Kosovë. Në territorin e vet,” theksoi ai./Lajmi.net/