Avokati i Veselit: Prokuroria me përpjekje të kota, s’ka prova dhe nuk mund të ketë shpallje fajësie
Në Speciale është duke u zhvilluar seanca në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Sot fjalën përmbyllëse e ka avokati i Kadri Veselit Rodney Dixon. Mbrojtja e Veselit pretendon se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka fakte se Kadri Veseli ka qenë në kontakt të vazhdueshëm…
Lajme
Në Speciale është duke u zhvilluar seanca në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Sot fjalën përmbyllëse e ka avokati i Kadri Veselit Rodney Dixon.
Mbrojtja e Veselit pretendon se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka fakte se Kadri Veseli ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm kur ishte jashtë shtetit dhe beson që ajo nuk ka fakte për akuzat që i ka ngritur.
Avokati Dixon ka kaluar më pas te çështja e viktimave të luftës në Kosovë, por edhe aty i ka pasur dy fjalë për pretendimet e Prokurorisë.
“Viktimat kanë nevojë për drejtësi, e cila duhet të jetë e bazuar në të vërtetën dhe në realitetin. Viktima e dinë se padrejtësia më e keqe është drejtësia e pretenduar, e rreme. Me synimin që t’i jepet fund pandëshkueshmerisë është e nevojshme të mos sakrifikohet e vërteta, duhet të mbrohen të pafajshmit dhe gjykatat tona duhet të jenë me gjykata me integritet, pavarësisht nëse duhen mbi pesë vjet apo më gjatë për të arritur deri te përcaktimi i së vërtetës, siç ndodh këtu. Ne duhet të ecim në drejtim të saj për të arritur në fund të këtij gjyqi, tani që e dimë se cilat janë argumentet që përdor Zyra e Prokurorit ë Specializuar”.
Katër të akuzuarit në Hagë janë në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Dixon vazhdon t’i konsiderojë pretendimet e Prokurorisë si “përpjekje të kota” dhe po i bën thirrje trupit gjykues që të ndajë faktin nga shpikjet.
“Aktgjykimi juaj do të ketë vend në histori dhe nuk do të harrohet. Pavarësisht sa është përpjekur Prokuroria t’ju bindë që ta shpallni fajtor zotin Veseli, ne e kundërshtojmë këtë me parimin ligjor dhe shtetin ligjor, që është në qendër të të gjitha gjykatave ndërkombëtare. Kur nuk ka prova, apo kur provat janë të dobëta, nuk mund të ketë shpallje fajësie”./Lajmi.net/