Avokati i Thaçit ‘shpërthen’ ndaj Gjykatës së Hagës: Na mohuan të drejtën për t’u përgatitur

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka kritikuar ashpër trupin gjykues në Hagë për shkurtimin drastik të afatit të mbrojtjes nga 10 javë në vetëm 2. Ai deklaroi se ky vendim është marrë pa dëgjuar mbrojtjen dhe pa njoftim paraprak, duke e vënë ekipin ligjor nën barrë të jashtëzakonshme pune. “Sa i takon kohës që…

Lajme

22/07/2025 15:18

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, ka kritikuar ashpër trupin gjykues në Hagë për shkurtimin drastik të afatit të mbrojtjes nga 10 javë në vetëm 2.

Ai deklaroi se ky vendim është marrë pa dëgjuar mbrojtjen dhe pa njoftim paraprak, duke e vënë ekipin ligjor nën barrë të jashtëzakonshme pune.

“Sa i takon kohës që ka kaluar, periudhës së 6 javëve të fundit, dua që të ritheksoj mënyrën si e kemi kuptuar ne historikun procedural. Ekipet e mbrojtjes kanë marrë përgjigje se do të kenë 10 javë kohë pasi të jepet vendimi, duke mos llogaritur pushimin e verës. Trupi gjykues ka ndryshuar qëndrimin e tij, na ka dhënë tjetër parashtrim, që trupi gjykues që përcaktoi afatet për aspektet e provave të mbrojtjes duke përfshirë edhe ofrimin e dëshmitarëve dhe listës së provave materiale. Ka vendosur edhe konferencën për përgatitjen e mbrojtjes. Me datë 23 qershor ZPS është përgjigjur duke kundërshtuar ndryshimin. Një prej arsyeve që kemi kundërshtuar, është se mbrojtja duhet të ketë mundësinë e barabartë të dëgjohet. Më 2 korrik trupi gjykues rrëzoi kërkesën tonë për ndryshim të afateve, në përjashtim të datës për konferencës për përgatitjen e mbrojtjes. Trupi gjykues vendosi për disa afate të kërkuara nga ZPS pa dëgjuar parashtrimet e mbrojtjes. Sipas këtij urdhri, mbrojtja e Thaçit, duke qenë se është i akuzuari i parë, është urdhëruar që të paraqesë provat e veta nga 25 gushti 2025, trupi gjykues ka reduktuar kohën në dispozicion të mbrojtjes, me 10 javë siç ishte planifikuar, dhe në vend të 15 tetorit, ka vendosur që çështja të fillojë më 25 gusht. Dhe ndërkohë e gjithë kjo është bërë pa asnjë lloj njoftimi nga shkurti deri në qershor, duke mos marrë fare parasysh vështirësitë që ka mbrojtja për përmbushjen e afateve. Parashtrimi ynë është që nuk na keni dëgjuar, por mbrojtja i ka kërkuar konkretisht se çka mendon. Shprehimisht trupi gjykues ka thënë se kjo është e pranueshme. Të akuzuarit kanë të drejtë të kundërpërgjigjen në pranimin e gjerë për 10 javë, çka takon ky afat kohor do të jetë nga 10 tetori, duke përfshirë edhe afatet për kërkesa sipas rregullës 107”, tha avokati.

Misetiq tha se gjykata nuk ka ofruar trajtim të barabartë me Prokurorinë dhe ka kërkuar sqarim pse mbrojtjes nuk iu dha mundësia të paraqesë qëndrimin e saj për afatet.

Ai theksoi se këto vendime kanë cenuar seriozisht të drejtën për një mbrojtje të drejtë dhe të barabartë.

“Ne kërkojmë të na jepet mundësia të shpejgohet pse nuk na është dhënë e drejta jonë për këto afate”, tha avokati Misetiq.