Avokati i Thaçit: Dëshmitë e Albright, Holbrooke e senatorit Dole do të përdoren në mbrojtje

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka bërë të ditur se një numër i deklaratave të dëshmitarëve do të përdoren në procesin e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara në Hagë. Prosper tha se bëhet fjalë për figura të njohura ndërkombëtare, si ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, diplomati Richard Holbrooke dhe senatori Bob Dole.…

Lajme

19/08/2025 12:29

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka bërë të ditur se një numër i deklaratave të dëshmitarëve do të përdoren në procesin e mbrojtjes në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Prosper tha se bëhet fjalë për figura të njohura ndërkombëtare, si ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, diplomati Richard Holbrooke dhe senatori Bob Dole.

Sipas tij, dëshmitë që do të paraqiten kanë karakter shfajësues dhe janë thelbësore për ta vënë në kontekst aktakuzën e Prokurorisë.

“Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm kanë thënë se po e trajtojnë kërkesën. Janë shumë të informuar, mirë të informuara, sa i takon procesverbaleve, disa sqarime, dhe çështjes së këtyre dëshmitarëve. Pra sikurse mund ta vëreni ne kemi listë të gjërë dëshmitarësh, pra unë nuk mund të them këta emra në publik, megjithatë, bëhet fjalë për persona shumë të njohur, si sekretarja Albright, Richard Hoolbroke, senatori Doll etj. Informacioni që kemi është shfajësues, dhe është shumë e rëndësishme për ta vënë në kontekst, është informacion shfajësues, dhe kemi të bëjmë me informacion drejtpërdrejt me lëndën e Prokurorisë. Informacioni shfajësues merr peshë të madhe, sa është gjyqtari që ka detyrën të hetojë lidhur me këtë informacion shfajësues. Një letër që e kam marrë nga qeveria e Amerikës: në fund thuhet nuk parashikojmë kohën sa i takon këtyre vendimeve, ne po punojmë me maksimumin e shpejtësisë së mundshme”, tha Prosper.