Avokati i njohur thotë se Kurti nuk mund të mandatohet dy herë për formimin e Qeverisë së re

Avokati, Ardian Bajraktari, tha se i mandatuari i parë nga presidentja Vjosa Omsani, kryetari i LVV-së Albin Kurti nuk ka të drejtë më të mandatohet nga prësidentja për shkak se ka dështuar për herë të parë për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë. Sipas tij, në bazë të nenit 95 të Kushtetutës…

Lajme

28/10/2025 15:26

Avokati, Ardian Bajraktari, tha se i mandatuari i parë nga presidentja Vjosa Omsani, kryetari i LVV-së Albin Kurti nuk ka të drejtë më të mandatohet nga prësidentja për shkak se ka dështuar për herë të parë për sigurimin e votave të nevojshme për formimin e Qeverisë.

Sipas tij, në bazë të nenit 95 të Kushtetutës i lejohet të gjitha partive parlamentare që ta sigurojnë shumicën e më pas ta dëshmojnë tek presidentja, në mënyrë që pastaj presidentja mund ta mandatojë një kandiat tjetër sipas të njëjtës procedurë.

‘’Një gjë e tillë është e pamundur kushtetueshërisht por edhe logjikisht për faktin se i njëjti ka pasur mundësi që të krijojë shumicës, mirëpo nuk e ka bërë”., tha Bajraktari për rtv21.