Avokati i Kilajt pyet ekspertin holandez se sa prej raporteve të tij kanë ofruar prova të pranueshme për gjykata
Dëshmitari holandez, Koen Herlaar tha se për 16 vjet përvojë si ekspert i kriminalistikës, asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për “mikropikat” (fushat e panjohura). Në pyetjet e avokatit të Isni Kilajt, Joe Holmes se sa prej raporteve të tij kanë ofruar prova të pranueshme për gjykata, ky dëshmitar tha se nuk e di një gjë…
Lajme
Dëshmitari holandez, Koen Herlaar tha se për 16 vjet përvojë si ekspert i kriminalistikës, asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për “mikropikat” (fushat e panjohura). Në pyetjet e avokatit të Isni Kilajt, Joe Holmes se sa prej raporteve të tij kanë ofruar prova të pranueshme për gjykata, ky dëshmitar tha se nuk e di një gjë të tillë, veçse shtoi se nuk është ftuar asnjëherë që të jap dëshmi me gojë.
Këto përgjigje ai i dha para seancës private dhe pauzës prej 30 minutash.
Mbrojtja e Kilajt e ka pyetur dëshmitar se lidhur me fushën e ekspertizës së mikropikave, për çka kërkoi të dijë nëse është fushë e re dhe e pazhvilluar, raporton KosovaPress.
Tutje, është pyetur edhe se sa herë ka dhënë dëshmi para gjykatës për ekspertizat e tij.
Avokati: A kam të drejtë kur them që disa prej çështjeve ku jeni i përfshirë ju mund të kenë qenë thjesht për dhënien e provave për pista të mundshme dhe jo për prova të pranueshme nga trupi gjykues. Më thoni po apo jo në qoftë se e dini.
Dëshmitari: Të gjitha raportet e bëra për gjykatësit hetuesit bëjnë pjesë të dokumentacionit të çështjeve përkatëse, ndërkohë në qoftë se këto raporte, aktekspertiza diskutohen apo jo në gjykatë, këtë nuk di t’ua them. Por, ajo çfarë mund të them unë se nuk më është kërkuar asnjëherë që të jap dëshmi me gojë dhe nuk është normale që unë të jap dëshmi lidhur me akt ekspertizat e mia. Nuk është diçka standarde në sistemin penal të Holandës, zakonisht nuk kërkojmë që të vijmë të japim dëshmi me gojë.
Avokati: Nuk po ju pyesja për këtë, por thjesht unë po ju pyesja se sa prej raporteve tuaja janë pjesë e dosjeve gjyqësore, po besoj që ma dhatë përgjigjen”, ka thënë avokati.
Ky dëshmitar, i cili është i dyti i ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për dëshmi, ka pohuar se përgjatë përvojës së tij asnjëherë nuk ka dhënë dëshmi për mikropikat.
Avokati: A është një përmbledhje e duhur kjo që sapo do të bëjë në 24 herët që keni shkruar aktekspertiza për IKH-në, në 16 vjet përvojë, ju keni shkruar vetëm 24 akteksperize dhe juve nuk jeni pyetur ose nuk keni dhënë dëshmi për sa i takon mikropikave?
Dëshmitari: Po.
Avokati: Do të thotë ju nuk jeni marrë asnjëherë në pyetje si dëshmitar në këtë çështje në lidhje me mikropikat, kështu apo jo?
Dëshmitari: Po.
Avokati: Ekspertiza juaj për sa i takon modelit të mikropikave nuk i është nënshtruar asnjëherë pyetjeve në përjashtim të ditës së djeshme dhe ditës së sotme, a është kështu dëshmitar?
Dëshmitari: Po, është e saktë?”, ka thënë ai.
Pyetjet e mbrojtjes së Isni Kilajt kanë vijuar më pas në seancë private.
Gjyqtari Christoph Gosnell ka thënë se në pjesën e dytë të ditës do të fillojë dëgjimi i dëshmitarit të tretë në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për pengim të drejtësisë.