Avokati i familjes Zejnullahu pas lirimit të policëve: Veç drejtësi nuk është

Pesë policët e akuzuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan, janë liruar nga paraburgimi. Kështu ka bërë të ditur sot avokati i njërit prej policëve të akuzuar, Besnik Berisha. Lidhur me këtë ka reaguar avokati i familjes së Agon Zejnullahut, Asdren Hoxha. Postimi i plotë: Aktvendimi i gjykates se apelit,per nderprerjen e paraburgimit ne…

Lajme

31/07/2025 18:20

Pesë policët e akuzuar për vrasjen e Agon Zejnullahut në Lipjan, janë liruar nga paraburgimi.

Kështu ka bërë të ditur sot avokati i njërit prej policëve të akuzuar, Besnik Berisha.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati i familjes së Agon Zejnullahut, Asdren Hoxha.

Postimi i plotë:

Aktvendimi i gjykates se apelit,per nderprerjen e paraburgimit ne ceshtjen e pese zyrtarve policor qe hetohen per veper penale,vrasje nga pakujdesia te qytetarit Agon Zejnullahu,mund te sherbej edhe te interpretohet ne forma te ndryshme,veq drejtesise nuk i kontribuon.

Mund te jete cka do,veq drejtesi nuk eshte.

Me u dyshu per kete veper penale kaq te rende,me veprime aq te vrazhda e gjakftohtesi.Me u shqetesu i madh e i vogel ne vendin tone edhe me i lene te lire,eshte brengosese.

Jeta e njeriut po vlejka pak andaj kjo duhet me na prek krejt njerzve me ndjenja normale.