Avokati i familjes së Liridona Ademajt për ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit: Kjo procedurë është keqpërdorur nga mbrojtja
Leutrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt, ka thënë se pret që të përfundojë sa më shpejt ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit. Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka pohuar se kjo si procedurë është normale në kuadër të një procesi gjyqësor. “Ashtu siç e kam thënë edhe më herët ekzaminimi psikiatirik është…

Lajme
Leutrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt, ka thënë se pret që të përfundojë sa më shpejt ekzaminimi psikiatrik i Naim Murselit.
Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka pohuar se kjo si procedurë është normale në kuadër të një procesi gjyqësor.
“Ashtu siç e kam thënë edhe më herët ekzaminimi psikiatirik është procedurë normale që ndodh në një procedurë gjyqësore penale, pasi që me kërkesën e mbrojtjes është rrjedhë normale, që dërgohet një person për ekzaminim”, tha Ademaj.
“Konsiderojmë se kjo përkundër që është procedurë e rregullt, konsideroj se është keqpërdorur nga mbrojtja, ky keqpërdorim nga mbrojtja nuk mundet të prezumohet, por që në praktikë është keqpërdorur nga mbrojtja, si është keqpërdorur edhe në raste tjera. Konsideroj se duhet të kryhet ky ekzaminim më shpejt që të kthehemi në rrjedhën normale të procedurës”.
I njëjti shtoi se familja ka shqetësim dhe frikë se mund të ketë ndonjë keqpërdorim të ekzaminimit psikiatrik.
“Shqetësim nga familja është fakti se institucionet shëndetësore që janë keqpërdorur, ka një histori të keqpërdorimit të institucioneve tjera, të ekzaminimeve, në mënyrë që t’iu zvogëlohet dënimi apo të lirohen nga akuzat personat. Janë në raste të tjera janë informacione që janë mbuluar vazhdimisht nga mediat, për keqpërdorimet që janë bërë në institucionet shëndetësorë. Shqetësimi është ky”, tha Syla.