Avokati i familjes Ademaj: Nuk ka asgjë që mund ta shpëtoj Naim Murselin nga dënimi me burgim të përjetshëm

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla ka folur sot në lidhje me deklarimin e të akuzuarit për vrasjen e Liridonës, Naim Murselin dje i cili tha se “nëse vërtetohen provat e Prokurorisë, unë vet kërkoj burgim të përjetshëm”. Syla sot në T7 ka thënë se kjo deklaratë e tij ishte vetëm retorikë sepse…

Lajme

05/06/2025 14:56

Avokati i familjes së Liridona Ademajt, Leutrim Syla ka folur sot në lidhje me deklarimin e të akuzuarit për vrasjen e Liridonës, Naim Murselin dje i cili tha se “nëse vërtetohen provat e Prokurorisë, unë vet kërkoj burgim të përjetshëm”.

Syla sot në T7 ka thënë se kjo deklaratë e tij ishte vetëm retorikë sepse provat dhe shkresat e lëndës e thonë komplet të kundertën, shkruan lajmi.net.

“Nuk ka asgjë që mund ta shpëtoj Naim Murselin nga dënimi me burgim të përjetshëm. Edhe në seancën e kaluar i njëjti pati thënë që gruaja më është vrarë por dje e dha një sqarim pak më të zgjeruar, është një deklarim i ngjashëm që e ka dhënë mbrojtja e Naim Murselit. E pat që më së shumti u koncentrua te ekzaminimi psikiatrik se sa te vet kundërshtimi i provave, ligjshmërisë apo përmbajtjes së aktakuzës”, ka thënë Syla.

Ai ka thënë se është shumë i kënaqur me vëmendjen dhe përcjelljen e mediave ka qenë maksimale.

“Kjo është shumë e rëndësishme sepse është një rast shumë i ndjeshëm dhe shumë i madhe, në çdo rast gabimet që mund të ndodhin janë të mundshme për atë ekzistojnë edhe dy-shkallshmëri apo tre shkallshmëri i Gjykatave. Te pjesa e trajtimit dinjitoz konsideroj se institucionet gjyqësore kanë arritur një pjekuri të mjaftueshme për të trajtu raste të tilla, kanë pas raste edhe më të rënda dhe besoj që është duke u trajtu mirë”, ka thënë Syla. /Lajmi.net/