Avokati i cili ishte i akuzuar në rastin e dhunimit të miturës në Drenas, i bashkohet partisë “GUXO”
Avokati Gazmend Halilaj i cili ka qenë i akuzuar për rastin e dhunimit të miturës në Drenas, sot iu bashkua Listës Guxo. Lajmin e ka bërë të ditur vet Faton Peci, një nga kryetarët e kësaj partie. “Dera jonë është e hapur për profesionistë…”, shkroi Peci në prezantimin e avokatit Halilaj. Ndryshe vetë avokati Halilaj…

Lajme
Avokati Gazmend Halilaj i cili ka qenë i akuzuar për rastin e dhunimit të miturës në Drenas, sot iu bashkua Listës Guxo.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Faton Peci, një nga kryetarët e kësaj partie.
“Dera jonë është e hapur për profesionistë…”, shkroi Peci në prezantimin e avokatit Halilaj.
Ndryshe vetë avokati Halilaj ishte i akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të miturës nga Drenasi.
Fillimisht Avokati Halilaj kishte zbuluar rastin e dhunimit të 16-vjeçares nga profesori i shkollës dhe hetuesi i rastit e cila u detyrua pastaj të abortonte nga një mjek i cili u pagua nga abuzuesit. Pas tre vjete të zbulimit të këtij rasti, ai ishte dënuar nga Gjykata për keqpërdorim seksual.
Gazmend Halilaj, në vitin 2021 është shpallur fajtor për veprën penale – keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin dhe është gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve.