Avokati Bajraktari shpjegon: Seanca Konstituive nuk parasheh formim të komisionit për votim të fshehtë
Avokati Ardian Bajraktari, ka shpjeguar një pjesë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpjegon se si seanca konstituive nuk është sikurse seancat plenare, por institut krejt në vete e rregulluar edhe me kushtetutë e me rregullore të Kuvendit. Sipas Aktgjykimit në këtë seancë nuk parashihet, formim i komisionit për votim të fshehtë. E plotë:…

Lajme
Avokati Ardian Bajraktari, ka shpjeguar një pjesë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila shpjegon se si seanca konstituive nuk është sikurse seancat plenare, por institut krejt në vete e rregulluar edhe me kushtetutë e me rregullore të Kuvendit.
Sipas Aktgjykimit në këtë seancë nuk parashihet, formim i komisionit për votim të fshehtë.
E plotë:
Seanca konstituive është e rregulluar në mënyrë të veçantë, me Kushtetutë dhe me Rregullore të Kuvendit, dhe si e tillë ka karakter solemn, dhe ndjek një rend dite që nuk i nënshtrohet procedurave të zakonshme parlamentare (pika 157 e Aktgjykimit).
Ndërsa Rregullorja e Punës së Kuvendit, neni 8, paragrafi 4, përcakton se Rendi i ditës së mbledhjes konstituive të legjislaturës përmban:
4.1. Formimin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve;
4.2. Betimin e deputetëve;
4.3. Zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, dhe
4.4. Zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Pra, është e qartë, ku ka komision e thekson “Formimi i Komisionit..”, ndërsa tek pjesa e zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve, nuk thekson këtë gjë, por vetëm zgjedhjen.
Po ashtu, edhe praktika si dhe faktin që nuk është vendosur një formë e tillë me datë 8 prill, kur është përgatitë Rendi i ditës, sipas nenit 8, paragrafi 2, të Rregullores, është keq lexim dhe keq kuptim (tashmë i qartë) i faktit se seanca konstituive dhe rendi i ditës së kësaj seance dallon nga seancat e zakonshme.
Gërma juridike kërkon lexim dhe interpretim të saktë, përtej dëshirave e keqintepretimeve të qëllimshme!