Avokati Artan Qerkini: Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të përfundoj në fillim të vitit tjetër

Gjykimit special në Hagë fundi mund ti vie në fillimin e 2026-tës. Kështu deklaroi avokati Artan Qerkini. Megjithatë, sipas tij kjo varet edhe prej faktorëve tjerë. “Në bazë të rrjedhave të deritanishme, epilogu mund të pritet ndoshta nga fillim i vitit që vjen.  Kjo do të varet nga shumë faktorë, nga kohëzgjatja e dëshmive të…

Lajme

20/08/2025 08:33

Gjykimit special në Hagë fundi mund ti vie në fillimin e 2026-tës. Kështu deklaroi avokati Artan Qerkini.

Megjithatë, sipas tij kjo varet edhe prej faktorëve tjerë.

“Në bazë të rrjedhave të deritanishme, epilogu mund të pritet ndoshta nga fillim i vitit që vjen.  Kjo do të varet nga shumë faktorë, nga kohëzgjatja e dëshmive të dëshmitarëve të ftuar nga mbrojtja, e procedura mund të zvarritet edhe nga vet thirrja e dëshmitarëve, fjalët përfundimtare të dëshmitarëve që do të marrin shumë kohë”.