Avni Zogiani kalon në Lëvizjen Vetëvendosje
Avni Zogiani ka vendosur t’i futet politikës. Ai edhe zyrtarisht i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Këtë e ka konfirmuar edhe lideri i këtij subjekti, Albin Kurti, duke e quajtur lajm të gëzueshëm.
Lajme
Lajmin për aderimin e Zogianit në LV e ka e ka konfirmuar lideri i këtij subjekti, Albin Kurti.
E quajti lajm të gëzueshëm faktin që këtij subjekti politik i është bashkuar personi nga shoqëria civile, i cili, sipas tij, është i palodhshëm dhe i pakorruptueshëm.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e 14 –të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Avni Zogiani ka qenë gazetar dhe drejtor i Organizatës për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu”.