Avni Dehari: Kjo është vrasje e dytë e Astritit, e duam dokumentin të papërkthyer

Babai i Astrit Deharit, Avni Dehari i ka akuzuar institucionet e vendit për mos transparencë, duke thënë se kjo për ta është “vrasja e dytë e Astritit”.

Lajme

18/10/2019 18:11

Deklatat e tij vijnë pas refuzimit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit pë t’ua dhënë një kopje të raportit origjinal.

Dehari në një konferencë për gazetarë ka thënë  se pikërisht për shkak të mosbesimit në institucionet vendore ata kishin kërkuar që ekspertiza të bëhej jashtë vendit.

“Si t’iu besohet kur thonë se nuk kanë kopje të origjinalit në zyrë dhe e kanë dërguar në përkthim. Nuk ka normë juridike që e arsyeton. Për shkak të mosbesimit që kemi pasur në institucionet e drejtësisë jemi detyruar që të kërkojmë ekspertë të jashtëm, por nuk kemi pasur besim sepse kanë shkelur të gjitha procedurat që nga fillimi”, ka deklaruar Avni Dehari.

“Ata akuzojnë mediat e avokatin për politizim të rastit. Ata nuk duan të jenë transparentë, mund t’i fshehin faktet. Për ne si familje ky akt është vrasja e dytë e Astritit”, tha Dehari.