Avioni i Malaysia-s u rrëzua nga ushtria amerikane, frikë nga një 9/11

Avioni i zhdukur i Malaysia Airlines MH370 ishte rrëmbyer nga "terroristë" dhe pastaj u qëllua nga ushtria amerikane. Kështu pretendon ish drejtori i linjave ajrore të Francës. 

Bota

22/12/2014 14:32

Mark Dugain pretendon se SHBA-të kishin frikë se avioni ishte rrëmbyer nga terroristët dhe se me të mund të sulmohej vendi i tyre, sikurse kishte ndodhur në rastin e Kullave Binjake në New York më 11 shtator të vitit 2000. 

Ai pretendon se Boeing-u 777 u qëllua nga forcat ajrore amerikane për të shmangur një 11 shtator tjetër, transmeton lajmi.net. 

Pretendimet e tij francezi i paraqiti së fundi në një botim të tij në Paris Match, ku ai shpjegon se si ka folur me banorët në Maldive pas ngjarjes. 

Ai tha se vendasit i thanë atij se kishin parë një “aeroplan të madh” me “vija të kuqe dhe blu në një sfond të bardhë”, i cili kishte fluturuar mbi ta në një “lartësi të ulët”. 

Dhe të tjerët, në ishullin e Baarah, i kishin treguar fotot e pajisjeve të konfiskuara nga ushtria e Maldiveve që ekspertët besonin se i takonin një Malaysia Airlines, e që ishte një aparat për fikjen e zjarrit. 

Nga përvoja e tij, Dugain beson se avioni ishte duke udhëtuar nëpër ishullin Diego Garcia, ku ndodhet një bazë ushtarake amerikane, ku edhe mund të jetë rrëzuar. 

Aeroplani mbante 239 njerëz në bord kur u zhduk më më 8 mars të këtij viti. 

Asnjë nga pasagjerët apo stafi janë gjetur. 

Dugain nuk është emri i parë i madh i aviacionit i cili ka folur në lidhje me një teori të mundshme komploti.